09 May
0 Comment(s)
2137 View(s)
Njëra nga sfidat më të mëdha e të bërit biznes në Kosovë është mungesa e stafit kualitativë. Kjo dukuri po ndikon negativisht edhe në sektorin e instalimeve elektrike ku shumica e partnerëve tanë, nuk mund të gjejnë punëtorë me njohuri elementare për instalime elektrike.
Duke e parë këtë dukuri negative, edhe ne si Proton Cable deshtëm të kontribojmë të paktën në sektorin tonë dhe të aftësojmë të rinjtë për instalime elektrike.
Me bashkëfinancim nga Komisioni Evropian dhe implementim nga Proton Cable, ne do të trajnojmë 100 persona, të rinjë dhe të reja nga të gjitha komunitetet me temën "Bazat e instalimeve elektrike dhe shfrytëzimi i kabllove Halogen Free".
Ndërsa këtë javë, mbaruam me sukses trajnimin me grupin e parë, ku përveç njohurive teorike, pjesëmarrësit e trajnimit kishin mundësi edhe të ushtrojnë në praktikë. Poashtu kemi realizuar edhe një vizitë në të gjitha repartet e fabrikës Proton Cable.
Pas përfundimit të trajnimeve këta 100 të rinjë do të paisen me çertifikata dhe do të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Në ditët në vijim do të vazhdojmë edhe me trajnime të grupeve tjera.
Falenderojmë, Komisionin Evropian dhe partnerët tanë për mbështetjen në realizimin e kësaj iniciative!