Proton Cable

Costumer Satisfaction...



Politika e cilësisë ISO 9001:2008


Top Menaxhmenti i Proton Cable me qëllim të arritjes së objektivave strategjike në tejkalimin e pritshmërive të klientëve si dhe në ofrimin e produkteve cilësore, ka ngritur Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008. Për të përmbushur këtë, ne ofrojmë kabllo të tensionit të ulët që përmbushin pritshmëritë e klientëve dhe sigurojmë cilësinë në shkallë superiore. Ne përpiqemi të integrojmë cilësinë në të gjitha aspektet e aktiviteteve tona biznesore për të arritur kënaqësinë e përgjithshme të klientit. Në vazhdimësi, këtë synojmë ta arrijmë përmes:

  • Ofrimit të kabllove pa gabime.
  • Përkushtimit për dërgesat e produkteve në kohë dhe çdo kohë.
  • Ngritjes së aftësive profesionale dhe performancës së personelit
  • Përdorimin e teknologjive të avancuara të prodhimit.
Për më tepër, ne theksojmë përpjekjet në parandalimin e problemit në vend se zgjidhjen e problemit. Proton Cable përmes vendosjes së objektivave të cilësisë, rishyrtimeve të menaxhmentit dhe auditimeve të sistemit do të rishikoj dhe përmirësoj sistemin e cilësisë në përputhshmëri me standardet ndërkombetare dhe praktikat më të mira. Është angazhimi i yni i përhershëm që në vazhdimësi të arrijmë dhe tejkalojmë pritshmëritë e klientëve. Angazhimi ynë i parë është të përmbushim cilësinë, gjithnjë përmes kontrollit të Cilësisë dhe sistemit të përmirësimit të vazhdueshëm. Ne besojmë se duke zbatuar këto standarde, do të na mundësohet që të arrijmë kërkesat e klientëve dhe ato të industrisë. Top Menaxhmenti i Proton Cable angazhohet të aktivizojë dhe të mbështesë këtë Politikë të Cilësisë dhe objektivat e cilësisë duke ofruar të gjitha resurset e nevojshme.