Proton Cable

Future - Oriented Approach

INFORMACIONI GJENERAL


Ështtë fabrikë e re për prodhimin e kabllove dhe përquesve elektrik për tension të ulët. Fabrika jonë është e themeluar në Prizren dhe së bashku me partnerët tonë të huaj pajisëm Proton kabllon me linja të prodhimit të teknologjisë së fundit me elektronikë SIEMENS e cila na mundëson kontrollin e plotë të punës në çdo hap të prodhimit, produktet janë të kontrolluar me kontroll laserik dhe testues shkëndije me tension të lartë po në linjat e prodhimit, pastaj të gjitha prodhimet tona janë rreptësisht të vetë-audituara nga laboratori jonë i kontrollit të cilësisë për t’u siguruar që të ofrojmë produkte me cilësi të vazhdueshme klientëve tanë.

Infrastruktura jonë e prodhimit na lejon prodhim të vëllimit të lartë dhe të standardeve me cilësisë kërkuese, duke bërë të mundur që fabrika të përballoj sfidat e konkurencës ndërkombëtare, ku ekspertiza teknike dhe kujdesi individual i konsumatorëve bëhen me standarde të larta profesionale.

Sot të gjitha produktet e furnizuara nga Proton Cable prodhohen duke u bazuar në standardet të harmonizuara VDE dhe ISO.




MISIONI



Misioni i ndërmarrjës është që të arrij objektivat e saja në sajë të zhvillimit të brendshëm me një staf të trajnuar mirë dhe të orientuar drejt kërkesave dhe nevojave të klientëve .

VIZIONI



Vizioni i Proton Cable është që të bëhemi lider regjional në prodhimtarinë e kabllove dhe përquesve elektrik duke ofruar produkte dhe shërbime të besueshme dhe kualitative në përputhshmëri me standardet internacionale

VLERAT



Puna jonë varet shumë nga profesionalizimi dhe mjeshtëria në prodhim në mënyrë që produktet finale të kenë kualitetin e përsosur. Në këtë rast, rëndësi të veçantë i kushtohet rekrutimit dhe avancimit të kuadrove brenda ndërrmarrjes në mënyrë të vazhdueshme.

  • Satisfaksioni juaj është prioriteti ynë i parë.
  • Gjithqka e ofruar është e garantuar.
  • Ofrojmë siguri në shërbime dhe përpikmeri në afate.

HISTORI


  • 29/11/2011

    Proton Cable certifikohet me ISO 9001:2008

    Proton Cable pas angazhimeve per ngritjen e sistemit te menaxhimit te cilesise u certifikua me standardin internacional per cilesi ISO 9001:2008. Proton Cable u certifikua nga ana e auditoreve Italian ku pranoi shume komplimente per kontrollin e larte te cilesise ne linjat e prodhimit.

  • 20/11/2011

    Proton Cable merr pjese ne Tirana International Fair 2011.

    Fabrika e kabllove e vetmja me teknologji me te sofistikuar ne rajon Proton Cable merr pjese ne Panairin Internacional Tirana 2011. Krahas interesimit te madh nga ana e vizitoreve te panairit per produktet e Proton Cable edhe vizitor special ishte Presidenti i Republikes se Shqiperise Dr.Bamir Topi.

  • 09/11/2012

    Ambasadori Norvegjez viziton fabriken Proton Cable

    “Për mua vizita në fabrikën” Proton Cable” në Prizren, ishte shumë interesante. Unë pashë që është një kompani që përdor teknologji moderne, me standarde të larta teknologjike dhe kontroll të lartë të kualitetit. Është interesant të shihet që një biznes kaq i komplikuar siç është prodhimi i kabllove këtu në Prizren. Kompania është duke punuar që dy vite këtu në Prizren, dhe mendoj që me kualitet e lartë të produkteve të tyre, do të kenë një sukses të madh” ,tha ai. I impresionuar me prodhimin fabrikën “Proton Cable”, ambasadori Bratu tha se prodhimi bëhet me standarde të larta evropiane. Drejtori i fabrikës së kabllove, Sami Dida, tha se kjo vizitë është një nga vizitat e rralla të një ambasadori që e kanë vizituar ndonjë fabrikë prodhuese. Dida informoi ambasadorin norvegjez për prodhimtarinë në Kosovë, e cila ka vështirësi të mëdha në disa fusha dhe sidomos në importimin e lëndës së parë nga shtetet jashtë regjionit të Ceftës. Gjatë kësaj vizite është biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm me Kompanitë e njëjta në Norvegji që prodhojnë kabllo eklektike